U përfol për një rikthim të tij sërish në postin e drejtorit teknik tek ekipi i Kamzës, por Kreshnik Krepi do të vazhdojë të bëjë sërish detyrën e trajnerit tek Tërbuni i Pukës. Kanë qenë drejtuesit e këtij të fundit që “e kanë mbajtur me zor” shkodranin, nisur nga fakti që ai ka punuar mjaft mirë sezonin e fundit me skuadrën dhe kur të gjithë mendonin se pukjanët do të binin nga kategoria, Krepi ia doli ta mbajë sërish në të parën.
Për këtë arsye, kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka patur ditët e fundit një takim me trajnerin ku i ka kërkuar të qëndrojë sërish në pankinën e Tërbunit edhe për sezonin e ri duke i dhënë njëkohësisht garanci se pranë skuadrës do të ofrojë edhe disa biznesmenë dhe për këtë arsye, pretendimet e saj do të jenë ndryshe. Duke u bindur nga këto fjalë, Krepi është bindur për të qëndruar dhe tashmë i duhet të fillojë të mendojë për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri.