Vllaznia dhe Partizani ndanë pikët në barazimin 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në këtë duel ka pasur edhe një moment tensioni gjatë ndeshjes mes lojtarëve të Vllaznisë.
“Panorama Sport” zbardh dinamikën e ngjarjes ku në minutën e 16-të, Ardit Krymi ka replikuar ashpër me sulmuesin Liridon Latifi.
Zëvendëskapiteni ka kërkuar që Latifi të ndihmojë më shumë në manovrën mbrojtëse.
Të njëjtën gjë ka kërkuar në fund të takimit edhe mbrojtësi i majtë, shkodrani tjetër, Esin Hakaj, nga sulmuesi Aralica, i cili në ato momente ishte shumë larg lojtarit që do të markonte.
Hakaj i ka kërkuar llogari me tone të ashpra shokut të ekipit, por është ndeshur me agresivitetin e kroatit, i cili ka shkuar dhe e ka tërhequr nga fanella Hakajn.