Tërbuni i Pukës u shpall ditën e mërkurë kampion i Kategorisë së Dytë, duke mposhtur Devollin me 11-metërsha në finalen e zhvilluar në Shijak.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë nga pika e bardhe e penalltive, pukjanët u treguan më të saktë, duke ngritur lartë trofeun.

Ndërkohë një video e kapitenit të Tërbunit, Marko Dodaj, para fillimit të sfidës ndaj Devollit është duke bërë xhiron e internetit. Mbrojtësi kishte gjetur një mënyrë gjeniale për të motivuar shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes, teksa kishte marrë me vete 3 gurë shahu.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: