Dje ne finalen ndaj Bylisit, ashtu si gjithe shoket e ekipit edhe ai ka qene “hija e vetvetes”. Kapiteni i Vllaznise Gilman Lika ne nje prononcim per “sportekspres.com” megjithate nuk e ka quajtur ndonje tragjedi te madhe kete humbje.

“Nuk mendoj se u be qameti qe humbem, nuk eshte fundi i botes. Ekipi e ka arritur objektivin por ne kete ndeshje nuk ishim ne lartesine e duhur. Ekipi ne keto momente nga sa arrij te kuptoj, ka probleme fizike. Kjo ka ardhur ngaqe objektivi ka disa jave qe eshte arritur dhe kemi leshuar ne pergatitje, pavaresisht se kjo nuk eshte profesionale.

Edhe më parë e kam deklaruar se kjo Vllazni ka nevojë për ndryshim, për përforcime që t’i japin asaj hijeshinë e duhur për Superioren. Më mirë që ndodhi tani ndaj Bylisit, sepse më vonë do të kishte pasoja jo të mira. Mangësitë ishin në grup dhe grupi mendoj se duhet të përforcohet”.

Në lidhje me të ardhmen e tij dhe të skuadrës në Kategorinë Superiore, Lika deklaron për SportEkspres.com se ende nuk e dinë se si do të funksionojnë shumë gjëra për sezonin e ri. “Ne kemi mbështetjen e Bashkisë, por zgjedhjet lokale sikur e komprometojnë situatën. Për sezonin tjetër do jem pjesë e Vllaznisë, por nuk di asgjë se si do të funksionojë skuadra”.