Trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi ka zyrtarizuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin eliminator të Europianit, ndaj Turqisë më 7 qershor.

Risitë nuk kanë të sosur në këtë listë, teksa vëmendjen e tërheq talenti i Chievos, Angelo Ndrecka. Pasi debutoi në Seria A dhe shënoi me skuadrën e të rinjve, Ndrecka është përfshirë në grumbullimin e kombëtares për takimin delikat ndaj Turqisë.

Prurje të shumta edhe nga Superliga shqiptare. Emra si Dajsinani, Haziraj, Mersinaj, Pëllumbi, Kallaku, Mala. Jurgen Shehu dhe Patrik Bardhi kanë marrë ftesë nga Bushi, që vlerëson dhe beson te talenti i kultivuar në futbollin vendas.

Gjithashtu, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë edhe 2 miqësore kundër Uellsit, konkretisht me datë 9 dhe 11 qershor.

Lista e plotë: