Një lajm I mirë për boksin shkodran. Boksieri I talentuar Kristian Demaj ka lënë pas polemikat që ka patur me trajnerin Zef Gjoni dhe I është bashkuar ekipit të Vllaznisë në stërvitje. Në fakt, ekipi kishte nevojë për talentin e tij por edhe Demaj kishte nevojë për një palestër për t’u stërvitur, për një trajner dhe për shokë ekipi. Për rrjedhojë, ai ka vendosur t’I japë fund çdo gjëje duke u ulur në tavolinë me trajnerin Gjoni dhe duke shuar mosmarrëveshjet që kanë patur. Për pasojë, ai më pas ka nisur menjëherë stërvitjen me ekipin. Ardhja e Demës natyrisht që është pritur mirë nga të gjithë aq më tepër kur njihen vlerat e tij sportive. Ajo ka ndodhur në momentin e duhur sepse Vllaznia ka nisur përgatitjet për kampionatin kombëtar që do të zhvillohet në muajin shtator dhe mungesa e Bilalit kishte prishur jo pak plane për stafin drejtues të këtij ekipi. Megjithatë tashmë gjërat janë rregulluar me kthimin e Demës. Ai konsiderohet prej disa vitesh si një nga sportistët më të mirë të vendit madje për dy vite me rradhë ka marrë pjesë edhe në Ligën Gjysmëprofesioniste me ekipin e Meksikës duke bërë paraqitje përgjithësisht të mira dhe duke fituar shumë eksperiencë. Megjithatë ai për disa kohë ka qenë larg ringut shqiptar dhe prandaj rikthimi I tij tek Vllaznia do ta ndihmojë atë të kthehet sërish në liderin e boksit shqiptar. Polemikat e zhvilluara në media kryesisht disa muaj më parë në mes tij dhe trajnerit Zef Gjoni kanë rezultuar të panevojshme dhe koha e tregoi këtë më së miri.