Skuadra e Al Nassr triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Al Tae në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Tri gola në këtë ndeshje për Al Nassr, i shënoi sulmuesi i kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo.
Ylli portugez, shënoi tri gola për 20 minuta, duke rrëmbyer kështu skenën.
Me këtë tripletë, Ronaldo shkoi në kuotën e 26 golave në këtë ligë, teksa regjistruar edhe 9 asiste. CR7 kryeson listën e golashënuesve me një diferencën +4 gola larg nga Mitroviç.