Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKristiano Ronaldo shkëlqen me dopietë, Al Nassr vazhdon marshimin në kampionat

Kristiano Ronaldo shkëlqen me dopietë, Al Nassr vazhdon marshimin në kampionat

Kristiano Ronaldo sërish protagonist në kampionat me fanellën e Al Nassr. Ylli portugez realizoi dopietë mbrëmjen e sotme në triumfin 0-5 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Al Adalh, në duelin e vlefshëm për javën e 22-të.

Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 40-të, teksa shënoi me 11 metërsh. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Talista në minutën e 55-të, dyfishoi shifrat, teksa në minutën e 66-të ishte radha e Kristiano Ronaldos, për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin e sfidës.

Manita u plotësua nga Taliska dhe Jahyja në minutat 78 dhe 90+8. Me këtë dopietë Ronaldo u ngjit në kuotën e 11 golave në 9 ndeshje në kampionat. Ylli portugez gjithashtu ka regjistruar edhe 2 asiste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments