Kristiano Ronaldo sërish protagonist në kampionat me fanellën e Al Nassr. Ylli portugez realizoi dopietë mbrëmjen e sotme në triumfin 0-5 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Al Adalh, në duelin e vlefshëm për javën e 22-të.

Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 40-të, teksa shënoi me 11 metërsh. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Talista në minutën e 55-të, dyfishoi shifrat, teksa në minutën e 66-të ishte radha e Kristiano Ronaldos, për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin e sfidës.

Manita u plotësua nga Taliska dhe Jahyja në minutat 78 dhe 90+8. Me këtë dopietë Ronaldo u ngjit në kuotën e 11 golave në 9 ndeshje në kampionat. Ylli portugez gjithashtu ka regjistruar edhe 2 asiste.