Thursday, February 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKristjan Asllani e pëson te Besiktas, Federata Turke merr vendimin

Kristjan Asllani e pëson te Besiktas, Federata Turke merr vendimin

Federata Turke e Futbollit ka marrë një vendim surprizë për Kristjan Asllani pas kartonit të kuq në ndeshjen e tij të debutimit me Besiktas. Pritej që pezullimi të ishte shlyer në Kupë, por çështja mori një tjetër drejtim.

Komisioni i Disiplinës, ndryshe nga pritshmëritë, vendosi të aplikojë një masë më të rëndë për mesfushorin shqiptar.

Kjo do të thotë se Asllani nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Alanyaspor. Si pasojë, rikthimi i tij në fushë shtyhet për javën e ardhshme, duke ndryshuar planet e klubit. 

“Futbollisti i Besiktas, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Besiktas – Konyaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments