FIFA ka vendosur që të mbështesë të gjitha klubet duke qenë se situata është kaotike për shkak të virusit “Covid 19”.
Po mendohet që të akordohet një fond prej 2.5 miliard eurosh, ndërsa kriza ekonomike në të gjitha Federatat ka nisur të ndihet.
Ende s’ka asgjë zyrtare, por mediet e huaja raportojnë se disa Federata kanë trokitur në dyert e FIFA-s për ndihmën financiare.
Kujtojmë që Federata e Ueuguait ka shkarkuar 400 punonjës për shkak se nuk arrinte t’i paguante dot. Nderkohe nje lajm i tille sigurisht qe do te pritet mire edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila ne pamundesi per t’i ndihmuar vete klubet, e ka kerkuar kete gje nga Qeveria.
Por nese vjen nje ndihme e tille nga FIFA do te ishte diçka e mire. Nuk perjashtohet mundesia qe edhe UEFA te levize ne kete drejtim dhe ne ditet e ardhshme te kete edhe ajo nje fond per te gjitha Federatat anetare te saj.