Esat Mala është padyshim lojtari më i mirë në pozicionin e tij në Shqipëri. Mesfushori i linjës ka gjithmonë të njëjtin ritëm, në çdo ndeshje lufton njësoj duke dhënë maksimumin për skuadrën që bën pjesë. Vllaznia bëri “bingo” me afrimin e tij në fillimin e merkatos së verës.

Ai ka marrë vëmendjen e shkodranëve teksa ka fituar zemren e tifozeve ne te parin sezon me fanellen kuqeblu. Por jo vetem kaq. Së fundmi, klubi i Vllaznisë e ka postuar në kanalin zyrtar duke treguar dhe numrin 5 asisteve të dhëna nga ai.

Një goditje e drejtuesve dhe e stafit teknik që e përfshiu menjëherë në formacionin titullar dhe per fat te mire me te eshte firmosur nje kontrate dyvjeçare, çka do te thote se futbollisti nga Prizreni do te jete pjese e Vllaznise edhe ne sezonin e ardhshem.

E nese Mala eshte ne lartesine e duhur deri tani, ne Shkoder presin qe edhe Balaj e Latifi te bejne te njejten gje. Nese ndodh kjo, atehere padyshim qe ne fushe kemi per te pare nje trio te frikshme.