Laçi i këtij sezoni është një fotokopje e një viti më parë, kur rezultatet e dobëta në start bëjnë që të ketë ndryshime.

Me largimin e malazezit Vukiçeviç, drejtuesit kurbinas janë vënë në lëvizje për të gjetur “timonierin” e ri dhe duket se shume shpejt ai do te emerohet.

Janë lakuar disa emra, por “Panorama Sport” mëson se gjasat janë që drejtuesit t’i besojnë një njohjeje të vjetër, Sero Noka, i cili në sezonin e shkuar ka qenë pjesë e stafit të trajnerit Shpëtim Duro, në rolin e zv.trajnerit.

Noka e njeh mirë ekipin dhe ambientin, ndaj menjëherë mund të injektojë ata strategji fituese që patën në sezonin e shkuar nën drejtimin e trajnerit Duro, kur shkruan edhe historinë e klubit në verë në Konferencë Ligë.