Vllaznia do presë sonte në orën 19:45 Dinamon për ndeshjen e javës së 5-të të Superligës. Një takim qëdo mbyllë edhe këtë raund të kampionatit.

Ndeshja parashikohet të jetë shumë e luftuar për shkak se të dy skuadrat duan të marrin pikët e plota pas 3 barazimeve rradhazi secila.

Por, në një ndeshje kaq të rëndësishme, ekipi i Dinamos nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shkodrës 1 ditë para siç është zakoni. “Shkodra Sport” ndërmjet burimeve brenda klubit kryeqytetas mëson se “nëndetësja” blu është grumbulluar në qytetin e Durrësit.

18 herë kampionët e vendit kanë preferuar qytetin bregdetar për të përgatitur ndeshjen kundër Vllaznisë. Ata do udhëtojnë sot drejt Shkodrës direkt në stadiumin “Loro Boriçi” për zhvillmin e ndeshjes. Diçka ndoshta e çuditshme pasi ekipet e kryeqytetit gjithmonë kanë udhëtuar 1 ditë para drejt Shkodrës.

Epo ndoshta tek Dinamo mund të mendojnë se kjo mund të sjellë fat. Këtë do e shohim sonte, se kush do ketë mundësinë të triumfojë në ndeshjen e fundit të javës së 5-të të kampionatit.
Endri ÇINARI