Ecuria e Vllaznise kete sezon ka patur ato oshilacionet e veta por ajo ka gjetur gjithmone force per t’u ringritur dhe jo me kot eshte nje nga tre skuadrat qe ne pamje te pare do te kerkoje titullin kampion deri ne fund bashke me Tiranen dhe Partizanin.

Kjo ringritje e Vllaznise edhe atehere kur te gjithe mendonin se nuk do kishte me pretendime, ka ardhur edhe per merite te trajnerit Josa qe duke e patur skuadren per vete, kane ridale serish ne skene.

Te pakten keshtu mendon gazetarja e njohur Sabina Mete e cila e ftuar ne emisionin “Studio Sport” ka dashur t’i jape teknikut kuqeblu meritat per kete gje dhe nga ana tjeter eshte shprehur se Vllaznia do jete deri ne fund pretendente e forte per titull.

“Ne keto tre sezonet e fundit, Vllaznia ka qene gjithnje ne mes 3-4 ekipeve me te mira te vendit. Me pelqen loja e saj, por une mendoj se nje ndikim ne kete ecuri te mire te kesaj skuadre, eshte dhe fryma qe percjell trajneri Josa.

Ai di te ruaje balancat ne ekip, motivimi qe i jep lojtareve, loja qe ai krijon dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe rezultatet. Josa po ashtu gjithmone eshte munduar te qendroje me kembe ne toke dhe pas çdo fitoreje, suksesin e ka ndare me futbollistet.

Padyshim qe Vllaznia eshte me merite ne vendin e trete, diferenca prej 5 pikesh me kreun eshte e ngushte sepse kampionati eshte i gjate dhe mendoj se po ben nje ecuri te mire dhe do jete pretendente deri ne fund”- eshte shprehur gazetarja Sabina Mete./SHKODRA-SPORT.COM/