Arbitri i Daniele Orsato, magjia e Lionel Messit dhe ecuria e shkëlqyer e Kroacisë që tashmë synon podiumin në finalen e së shtunës. Këto janë temat në portalet kryesore online të gazetave kroate pas humbjes së kombëtares së Dalic ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit:
Sportske Novosti shkruan: “Kroacia mbetet pa finalen e madhe. Ishte e pamundur t’i rezistosh këtij Messi dhe arbitrit Orsato”. Vecernji: “Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema. Të shtunën fitojmë medaljen e bronztë”.
Slobodnadalmacija: “Nuk ka finale të dytë radhazi për Kroacinë. U mposhtem bindshëm nga Argjentina. Tani i pret një duel për vendin e tretë”. Por, polemikat per kete gjysmefinale kane shkuar edhe te nje arbiter…
“Edhe pse nuk jam një person i teorisë konspirative, duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim”. Kështu arbitri kroat Bruno Maric komentoi për Sportske Novosti lëshimin e penalltisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e sotme, duke i bërë jehonë fjalëve të mbrojtësit portugez, i cili pas daljes së tij kundër Marokut, kishte kritikuar ashpër drejtimin e ndeshjes…
(“Një arbitr argjentinas është e papranueshme sot. Jepini kupën Messit”. “Argjentina është me të vërtetë favorite dhe vendimi i marrë në minutën e 32-të gjithashtu shkon në atë drejtim, sepse kjo penallti nuk ekzistonte, Livakovic nuk bëri faull. – shpjegon Maric –
Mund të ishte vetëm një faull ndaj portierit, kaq! Më vjen keq që shoh një vendim të pabesueshëm, i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat, nga arbitri Orsato. Ky është i padrejtë dhe i papranueshëm.”