...
HomeKRYESOREKros akuzon mbrojtjen e Realit: Po pësojmë shumë gola

Kros akuzon mbrojtjen e Realit: Po pësojmë shumë gola

Toni Kros nuk i ka kursyer kritikat për repartin e mbrojtjes dhe thotë se Reali duhet të përmirësohet shumë në këtë aspekt. Mesfushori gjerman thotë se ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur dhe duhet të rikthehet patjetër në ndeshjen ndaj Romës.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer me ndeshjen. Nuk ishim mirë dhe Eibari e meritoi plotësisht rezultatin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por nuk na doli ndeshja siç e kishim parashikuar. Nuk e di nëse është kjo ndeshja më e dobët që kemi bërë. Por duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje. Pësojmë shumë gola dhe të martën na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të ndryshojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Kros

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.