Pasditen e së enjtes, Vllaznia do të luajë në Shkodër ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit. Ajo e ka fituar ndeshjen e parë në Vlorë me rezultatin 2-1 dhe duket se kualifikimi për në gjysmëfinale është punë e kryer, por në kampin shkodran duket se e kanë vlerësuar seriozisht këtë takim.
Mesfushori Arsid Kruja në një prononcim për mediat është shprehur se skuadra e ka vlerësuar seriozisht këtë ndeshje dhe do të tentojë të marrë një tjetër fitore për të siguruar kualifikimin.
“Ne vertete kemi marre nje fitore ne ndeshjen e pare por kjo nuk do te thote se duhet ta quajme pune te kryer kualifikimin. Na duhet te fitojme edhe neser dhe te tregojme vlerat tona.
Kuptohet qe nuk do te kete asnje shenje nenvleresimi ndaj Flamurtarit sepse ne rradhet e tij ka disa lojtare cilesore. Deklarata e Ribajt se shanset jane 50 me 50? Ky eshte mendimi i tij, por ne fushe besoj se do te tregojme se skuadra qe do kualifikohet do te jete Vllaznia.
Mendoj se nuk do te kete shume ndryshime ne formacion, por gjithsesi ata qe do te luajne do te japin me te miren per ta fituar kete ndeshje”- eshte shprehur Kruja.
Prononcimin e plote te tij mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin e Shkodra Sport ne youtube pikerisht ne linkun e meposhtem: