Ditët e fundit në media por edhe në media po flitet për një interesim të mundshëm të deputetit Tom Doshi për të sponsorizuar tek Vllaznia. Sot ndërkohë, në një bisedë të shkurtër me gazetarët, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është pyetur në lidhje me këtë çështje, por në fakt ajo është ndalur tek procesi që do kryhet.

“Bashkia Shkodër e kemi thënë edhe më përpara se është e interesuar ta privatizojë Vllazninë. Aktualisht jemi në fazën e vlerësimit të aseteve përsa i përket daljes në ankand të procedurave të privatizimit, pra jemi në procedurë dhe më pas do të hedhim edhe hapat e tjerë”- ka thënë ajo. Procedurat në fakt pritet të zgjasin megjithatë e rëndësishme është që të nisin.