Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE BOKSKryebashkiakja Ademi takon boksierët e Vllaznisë para kampionatit

Kryebashkiakja Ademi takon boksierët e Vllaznisë para kampionatit

Pasditen e sotme, pikërisht një ditë para nisjes së kampionatit, boksierët e Vllaznisë kanë patur një mysafire speciale, pikërisht kryebashkiaken e Shkodrës, zj. Voltana Ademi. Ajo ka takuar me rradhë të gjithë trajnerët dhe sportistët dhe më pas, nga ana e kryetrajnerit Zef Gjoni ka mësuar për gjendjen e ekipit, mënyrën si janë stërvitur gjatë kësaj periudhe dhe objektivat që do kenë.

Ademi natyrisht që ka vlerësuar arritjet e deritanishme të këtij ekipi dhe padyshim që ka ofruar mbështetjen e saj maksimale edhe për të ardhmen. Po ashtu, ka premtuar se do të jetë e pranishme edhe në ndeshjet e ditës finale dhe jo më kot, trajneri Gjoni ka thënë se do jetë pikërisht kryebashkiakja ajo që do t’i dorëzojë kupën këtij ekipi. 20 titujt kampionë të deritanishëm mendohet të mos mbeten këtu por ky numër të shtohet edhe më tej, madje kjo mund të ndodhë që nga dita e premte kur boksierët shkodranët pritet të kurorëzohen me titullin e 21-të.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments