Vllaznia U-19 nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të “Uefa Youth League” teksa është mposhtur 1-3 në Moldavi nga Zimbru U-19, në takimin e parë. Për ekipin moldav shënoi Stina në minutën e 23-të duke mbyllur me shifrat 1-0 për Zimbru U-19 pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, miqtë realizuan dy gola të tjerë brenda tri mintuash.

 

Në minutën e 77-të ishte Dontu që çoi shifrat në 2-0 për Zimbru U-19 dhe më pas Hysenaj për shkodranët nga një goditje dënimi ka arritur të godasë traversën por pa e çuar dot topin në rrjetë. Atë që se bëri ai, do ta bënte në minutën e 80-të, Iurasco për vendasit realizoi edhe golin e tretë për skuadrën moldave. Por, Vllaznia U-19 ngushtoi diferencën me sulmuesin Pusi që realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 86-të. Pikërisht ky gol mund të jetë shpresa e shkodranëve në ndeshjen e kthimit ku do të synojnë të përmbysin këtë rezultat negativ.

© shkodrasport.com

[iframe frameborder=”0″ width=”100%” height=”270″ src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x623h3l” allowfullscreen ]