Kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje të para të këtij fillim-sezoni dhe tek Vllaznia kanë filluar problemet e para sa i takon dëmtimit të lojtarëve. Në stërvitjen e sotme ka patur disa shqetësime duke filluar nga ai i Bardullës që ka marrë një goditje në ndeshjen e fundit në Gjirokastër apo dhe Marku që ka patur probleme helmatisje.

Por më serioz duket çështja e sulmuesit Çarles Atsina. Ai ka ndjerë shqetësimë në gju dhe ndonëse në pamje të parë nuk duket ndonjë gjë serioze, sërish stafi mjekësor duket i preokupuar në maksimum për të verifikuar shkallën e dëmtimit dhe nesër pritet që t’i bëjnë ekzaminimet e duhura për të parë edhe shkallën e dëmtimit. Shpresohet që të mos ketë ndonjë gjë serioze sepse kjo do prishte jo pak punë sepse siç dihet, Vllaznia në sulm ka vetëm atë dhe Ribajn.

© shkodrasport.com