Vllaznia se boksit i rikthehet nje kampion. E kemi fjalen per boksierin Bekim Vjerdha. Pas nje periudhe shkeputje gati dyvjeçare nga sporti i tij i dashur, ai ka vendosur ta vazhdoje ate.

Per kete arsye, prej disa kohesh ai ka nisur stervitjen nen drejtimin e trajnerit Gjoni dhe stafit te tij. E ka marre me shume deshire dhe si rrjedhoje padyshim qe ky eshte nje “perforcim” i rendesishem per ekipin shkodran.

Vjerdha ka qene kampion ne te kaluaren dhe sigurisht qe deshiron qe ta perserise serish kete gje dhe per kete arsye po punon shume fort ne stervitje.

Bashke me boksieret e tjere te ketij ekipi si Nelson Hysa, Kristian Demaj, Arjon Kaloshi apo dhe me te rinjte, kuptohet qe edhe me Vjerdhen ne perbere, synimi i Vllaznise edhe per vitin 2022 do te jete fitimi i titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/