Pas dy barazimeve rradhazi me Dinamon dhe Tiranën, Vllaznia U21 bën sërish një tjetër hap të gabuar, teksa ka barazuar sot me Bylisin, që i jep mundësi asaj dhe Dinamos të shkëputen me tre pikë më shumë në krye të tabelës së klasifikimit.
Përballja e 21-vjeçarëve, e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, ka qenë e mirë në pjesën e parë për kuqeblutë e drejtuar nga anglezi Sibson, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 36-të me anë të mesfushorit Uhejd Hoxha.
Avantazh, ky që qëndron në fuqi deri në fund të pjesës së parë. Megjithatë, pas pushimit 15-të minutësh mes dy pjesëve, ballshiotët kthehen në fushë me një ritëm tjetër dhe në minutën 57’ është sulmues shkodran, Joald Ivziku që barazon rezultatin në 1-1.
Me lojën që po zhvillonin ballshiotët, u krijua përshtypja se Bylis do të shënonte shumë shpejt edhe golin tjetër të avantazhit, dhe realisht kështu ndodhi. Në minutën e 66-të, është Ruçi që shënon golin e avantazhit për ballshiotët.
Shkodranët nuk dorëzohen dhe ndërkohë, dy minuta më pas Eraldo Deda shënon golin e dytë për Vllazninë, teksa vendosi baraspeshën e rezultatit.
Deri në fund të ndeshjes, Vllaznia sulmoi shumë për të shënuar edhe një gol të tretë, por nuk ia arriti këtij qëllimi, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e barabartë, 2-2.
Dy pikë të tjera të humbura për Vllazninë e cila mbetet në kuotën e 27 pikëve. Ndërkohë dy rivalet e saj për titullin kampion, Bylis dhe Dinamo kanë shkuar në kuotën e 30 dhe 29 pikëve respektivisht, tre më shumë sesa Vllaznia.
Vlen për t’u theksuar se me ekipin e 21-vjeçarëve shkodranë sot u aktivizua edhe mesfushori francez Panos, i ardhur në merkaton e dimrit tek ekipi i parë i Vllaznisë. Ndërkohë, nga ana tjetër me Bylisin, u aktivizuan katër shkodranë, Eridon Qardaku, Joald Ivziku, Marçelino Preka dhe Aleksandër Trumçi, teksa në stol ishin edhe dy shkodranë të tjerë, Roland Shkreli dhe Flori Leka. /Maringlen ZHIVANI/
Vllaznia-Bylis 2-2
Golat: Hoxha 36’, Deda 68’ / Ivziku 57’, Ruçi 66’
Vllaznia (4-2-3-1): Shkoza, Shimaj (Bizi 84’), Paloka, Pusi, Smajli, Panos, Leka (Dulaj 87’), Muliu (Osmani 87’), Hoxha, Xhilaj (Pishinxa 63’), Deda (në dispozicion: Lukaj, Moleci, Aliu, Amuli, Zylja) Tr: Dean Sibson
Bylis (4-4-2): Beqaj, Kastrati (Kosti 73’), Preka, Janku, Trumçi (Skënderaj 46’), Fall (Saliaj 79’), Maçolli, Birungueta, Qardaku (Emini 46’), Barbosa (Ruçi 46’), Ivziku (në dispozicion: Shkreli, Leka)
Kartonë të verdhë: Pusi 33’, Hoxha 50’, Muliu 77’, Shimaj 80’ / Ivziku 2’, Fall 21’