Ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznia U21, Joald Ivziku jo vetem ka shenuar, por edhe ka festuar shume ndaj ish- skuadres se tij te para disa diteve.

Sulmuesi shkodran duket se eshte ndjere keq per ate menyre te festuari dhe u ka kerkuar ndjese shume prej shokeve te ish- ekipit, por e ka patur nje arsye per te vepruar ashtu.

Ivziku permes nje postimi ne rrjetet sociale ka shpjeguar gjithçka duke kerkuar qe shkodranet ta mirekuptojne per kete sjellje te tij. Ja çfare shkruan ai:

“Me vjen keq qe festova kunder vendit qe u rrita, por mos gjykoni para se te dini perse. Disa nga shoket e ekipit qe kam ngrene buke deri para 10 ditesh.

Me kane sharë me familje dhe nga sharjet me te ndryshme dhe festimi erdhi per kete arsye dhe i kerkoj falje trajnerave dhe disa ish- shokeve te ekipit U21 dhe te gjithe atyre qe me kane mbeshtete sa isha kuq dhe blu e vazhdoj edhe tani.

Te gjithe gabojme dhe rritemi nga gabimet, gjithsesi falenderoj ekipin e Bylisit qe po me jep besim dhe te vazhdojm perpara me titullin kampion ne fund”./SHKODRA-SPORT.COM/