Ne krye te Laçit ai ka shkruar historine duke e derguar kete skuader per here te pare ne turin e trete te Kupave te Europes. Shpetim Duro ndjehet mire per kete arritje, por natyrisht qe suksesin deshiron ta ndaje me te gjithe.

Duke folur ne emisionin “Rubrika Sportive” ne Radio Tirana 2 me gazetarin Pirro Ruvina, trajneri i kurbinasve, eshte ndalur edhe tek Vllaznia dhe e ka konsideruar ate si nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion ne sezonin e ri.

“Vllaznia ka bere nje sezon shume te mire dhe po ashtu, edhe paraqitjet e saj ne Europe kane qene shume te mira, sidomos ajo ndeshja e dyte me Shiroki Brijeg duke bere nje permbysje qe askush se mendonte.

Une konstatoj qe kjo skuader ka krijuar tashme nje stabilitet shume te mire ne lojen e saj, kjo edhe fale punes shume te mire te bere nga ana e stafit teknik.

Po ashtu, shoh qe kane bere edhe disa levizje shume te mira ne merkato. Kane marre Bulatoviç, nje lojtar qe une e njoh mire dhe ne fakt kam dashur ta marr para 8 vitesh kur drejtoja Shkendine e Tetoves dhe ai ne ate kohe luante ne Serbi.

Vertete tashme ka disa vite me shume mbi shpine, por eshte nje lojtar me cilesi te mira dhe duke i shtuar edhe eksperiencen e madhe, do te jete nje plus me shume per Vllaznine. Po ashtu kane marre nje lojtar tjeter me vlera si Latifi, nderkohe qe kane ruajtur boshtin e skuadres.

Per te gjitha keto, une mendoj se Vllaznia do te jete nje nga pretendentet me te forta per fitimin e titullit kampion ne sezonin e ri”- ka thene Shpetim Duro./SHKODRA-SPORT.COM/