Shpresat e 17-vjeçarëve do të grumbullohen në datën 4 gusht nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku për të bërë një seancë stërvitore seleksionuese.

Trajneri Bulku ka menduar tu japë mundësinë 19 lojtarëve të Superiores së 17-vjeçarëve që të provojnë veten për të fituar një vend në Kombëtaren e Shpresave.

Të gjithë lojtarët do t’i përkasin ditëlindjeve të 2005-2006 dhe vijnë nga skuadra të përziera që spikatën sezonin e kaluar.

Njeri nga lojtaret e grumbulluar eshte edhe futbollisti i Akademise Vllaznia, Ersi Zaganjori. Ai prej kohesh eshte pjese e ekipeve tona kombetare duke e justifikuar me se miri veshjen e fanelles kuqezi.

Ervin Bulku kërkon të plotësoje skuadrën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Europianin e 17-vjeçarëve që zhvillohet vitin tjetër dhe ky grumbullim shihet si mjaft i rëndësishëm.