Kishte dite qe perflitej, por vetem sot ka ardhur zyrtarizimi. Mbrojtesi senegalez Fallou Diagne ka firmosur per Vllaznine dhe do te jete pjese e saj ne sezonin e ardhshem.

Ai ka gati rreth nje muaj qe stervitet me kuqeblute dhe duket se ka bindur stafin teknik per vlerat e tij dhe jo me kot, ka ardhur edhe firma ne kontrate.

Diagne qe pas dy javesh mbush 32 vjeç, ka nje pervoje shume te madhe ne futbollin europian teksa ka luajtur edhe me ekipe te tilla si Metz, Werder Bremen, Freiburg, Konyaspor etj, pritet te mbushe hapesiren e mbetur bosh nga largimi i Eni Imamit.

Ja njoftimi i klubit shkodran per firmen e rradhes:

“Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri.

Mirë se erdhe Fallou Diagne!

ëelcome Fallou Diagne!”