Dinamo do ketë sot një përballje të vështirë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 14-të të Superligës. Kryeqytetasit që nuk po kalojnë aspak një formë të mirë pas 3 humbjeve rradhazi do përpiqen të reagojnë sonte kundër shkodranëve. Duket se trajneri Bledi Shkëmbi nuk do bëjë edhe aq ndryshime në formacion.

Kështu në portë pritet gardiani me eksperiencë dhe që ka qenë mes shtyllave në këto javë, Edvan Bakaj. Mbrojtja pritet të rreshtoher me katër ku në krahun e djathtë do manovrojë Siljanovski. Gjithashtu vend edhe për Sofranac e ndërsa kompletojnë këtë repart ish-dyshja e Vllaznisë, Imami dhe Isaevski majtas.

Mesfusha pritet të ketë si “digë” para mbrojtjes dyshen Sidibe-Demiri. Ndërsa më i avancuar në përkrahje të sulmit do jetë kapiteni Agim Ibraimi. Dyshim mbetet se kush do luajë në të djathtë mes Haxhiut dhe Skukës. Majtas pritet të jetë Mihana dhe në krye të sulmit Chinedu.

Kështu pritet të luajë sonte ekipi i drejtuar nga Shkëmbi. Kjo është si një “finale” për fatet e sezonit të dinamovitëve të cilët do kërkojnë të dalin nga “errësira” ku janë. Në të kundërt pritet të ketë pasoja për skuadrën dhe stafin teknik.

Endri ÇINARI