Armando Broja i papërmbajtshëm! Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makineri golash, teksa ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës me ekipin e 23-vjeçarëve të Çelësit, në përballjen ndaj Uoking, ku blutë e Londrës u përmbysëm nga 0-3 në 4-3.

Broja realizoi golin e tretë për Çelsin në minutën e 45-të. Shqiptari mori një top nga 40 metra duke iu drejtuar portës, ndërsa tentoi pasimin për te Thomas, por sfera iu kthye sërish dhe sulmuesi e dërgoi më pas në fundin e rrjetës.

Sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe eshte rikthyer tek Çelesi pas huazimit me Vitesse dhe duket se do te jete nje element shume i rendesishem per kete skuader.

Drejtuesit e klubit jo me kot kane rinovuar me te dhe detyra e Brojes padyshim qe eshte te vazhdoje te shenoje e te beje gjene qe di te beje me mire.