Ne dy ndeshjet e turit te dyte te “Conference League”, perpos dy humbjeve, ka patur edhe dy momente qe duhen veçuar tek ekipi i Vllaznise.

Ne ndeshjen e luajtur ne Qipro debutoi me fanellen kuqeblu 19 vjeçari Klejdi Paloka. E para ndeshje zyrtare e tij me Vllaznine dhe menjehere debutim ne Europe. Nuk ka ku shkon me bukur!

Por nderkohe ne ndeshjen e kthimit, ate te luajtur mbremjen e se enjtes ne “Loro Boriçi” pati nje tjeter debutim. Kete here per mbrojtesin Geralb Smajli.

19 vjeçari tjeter u aktivizua nga ana e trajnerit Brdariç ne minuten e 83-te ne vend te Bulatoviç ne krahun e majte te mbrojtjes dhe per ato 13 minuta qe luajti, dha shenja te mira. Si rrjedhoje, daten 20 korrik 2021, me siguri qe ai do ta mbaje gjate ne kujtesen e tij.

Kemi te bejme me nje futbollist me te dhena te mira por qe i duhet te punoje fort dhe te binde çdo dite e me shume trajnerin per vlerat e tij.

Shenjat e para jane shume te mira. Ndryshe nga sezoni i kaluar, ne kete tjetrin stafi teknik i Vllaznise duket se ka nder mend t’u krijoje me shume hapesire lojtareve te rinj dhe kjo eshte diçka shume pozitive.

Geralb Smajli eshte njeri prej tyre. Kuptohet qe ka edhe te tjere dhe ne fakt Vllaznise asnjehere nuk i kane munguar lojtaret e rinj te talentuar./SHKODRA-SPORT.COM/