Mesfushori shkodran Armando Vajushi sot ka debutuar me skuadren e Botoshanit, me te cilen pritet te firmose ne ditet e ardhshme. Karriera e futbollistit tone ka kaluar shume peripeci dhe ai po mundohet tashme te ngjitet serish aty ku i takon te jete.

Një lojtar që është grumbulluar në kombëtare edhe pse nuk ka luajtur rregullisht në klub dhe u dëmtua pa mbërritur mirë në Shqipëri, ishte Armando Vajushi, i cili sot ka debutuar me fanellën e Botoshanit në një miqësore të fituar 3-1 kundër Ludogorets.

Vajushi, i cili pret të finalizojë transferimin te klubi rumun, u aktivizua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa titullar për skuadrën e Botoshani ishte Enriko Papa.

Paraqitja e sotme e mesfushorit shkodran ka qene pozitive dhe kesisoj tashme pritet vetem hedhja e firmes ne kontrate. Kujtojme ketu qe aventura europiane e tij pat nisur nga Bullgari nderkohe qe tashme mund te rikthehet serish ne Ballkan, por kete here ne Rumani.