Ndeshjet e Premier League që janë caktuar të zhvillohen në fundjavë janë në dyshim pasi kushtet atmosferike në ishull mund të përkeqësohen së tepërmi.

Zyra Britanike e Meteorologjisë ka parashikuar temperatura tepër të ulëta, si dhe reshje bore e ngrica, sidomos në pjesën perëndimore të Anglisë. Madje, edhe mundësia për një rikthim të “Bishës nga Lindja” – stuhisë së borës që përfshiu vendin vitin e kaluar – është marrë në konsideratë.

Deri tani asnjë ndeshje e kampionatit anglez nuk është shtyrë, duke bërë që kalendari tepër i ngjeshur të respektohet, por nëse ndeshjet e fundjavës do të pezullohen, atëherë do të sillte ndërlikime për muajt e ardhshëm, sidomos për skuadrat që marrin pjesë në kompeticionet europiane.