Vllaznia-Laçi është supersfida e kësaj jave të Kategorisë Superiore. Takimi do të luhet ditën e nesërm në “Loro Boriçi”, me fillim nga ora 18:00. E ftuar në emisionin “Pressing”, foli edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi që foli për ecurinë e skuadrës.
E kënaqur me Vllazninë? “Sigurisht, ecuria e skuadrës është e mirë dhe ne jemi të kënaqur në Shkodër. Premisat janë pozitive edhe për ndeshjet në vazhdim. Gjithë Shkodra bashkohet për të arritur synimet tona dhe ne jemi në rrugën e duhur për vendet kryesuese në kampionat. Ka shumë ndeshje, rreth 19 të tilla e kjo do të thotë që janë shumë dhe është një sfidë e madhe përpara.
Kryesojmë me një avantazh të konsiderueshëm, por ne vazhdojmë ta trajtojmë çdo skuadë me kujdes pasi kundërshtarët kanë cilësi dhe është një kampionat konkurues. Është një lojë e hapur dhe futbolli do e tregojë se kush do të fitojë.
Ne të gjithë bashkë punojmë si ekip dhe kam folur me skuadrën, por edhe trajneri Plori e drejtorin Djarmati. Jam e kënaqur që shiu ka pushuar këto ditë dhe nesër do të luajmë pa shi e mbase kjo është një mundësi e mirë për ne që të bëjmë një futboll të mirë”.
Sfida ndaj Laçit? “Vllaznia është shquar për një bashkëpunim me të gjitha skuadrat e këtë e tregon numri i lartë I lojtarëve shkodra që luajnë në shumë skuadra. Laçi ka një skuadër të mirë dhe janë konkurues. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur duke u luajtur në Shkodër kemi avantazhe si klasifikimi dhe që luajmë në shtëpi, por shpresojmë që loja të na jap rezultat pozitiv”.
President Duka në Shkodër të dorëzojë Kupën? “Ai e thotë gjithmonë që është tifoz me Vllazninë. e kemi ftuar disa herë dhe nesër mund të jetë në Shkodër. Të gjithë do ta dëshironin që ai ta dorëzojë titullin në fund në Shkodër./newsport/