Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është bërë sërish protagonist me batutat e tij.

Këtë herë ai është marrë me sulmuesin e munguar të Realit, Kilië Mbape.

Vetëm pak ditë më parë, i pyetur nga një tifoz për rikthimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos në Madrid, Perez iu përgjigj se nuk kishte ndër mend të rikthente një 38-vjeçar. Qëndrimi i tij shkaktoi zemërim në familjen Ronaldo, që iu kundërpërgjigj me anë të së motrës.

Pas takimit kundër Almerias, Perez ka lëshuar batutën e radhës. Numri një i Realit është pyetur nga një tifoz në lidhje me Mbapenë, teksa përgjigjja e tij ka qenë epike: Mbape? Besoj se do të jetë bërë pishman që nuk erdhi”.