Në kampionatin e të rinjve të kategorisë Superiore, prej dy sezonesh Shkodra nuk përfaqësohet vetëm me Vllazninë. Kjo ngaqë po luan me shumë sukses në të edhe ekipi AAS U19 i cili ka arritur të bëjë performancë shumë të mirë.

AAS e drejtuar nga trajneri Malvin Meçarovi e ka mbyllur gjysmën e parë të kampionatit të sivjetëm në vendin e pestë të renditjes me 18 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje të luajtura. Ajo ka arritur të fitojë 5 ndeshje, të barazojë 3 dhe të humbasë 6 prej tyre.

Sakaq, golaverazhi është 24-5. Interesant është fakti se më tepër se gjysmën e golavë të shënuar-13, i ka realizuar vetëm një futbollist, Mehdi Çoba. Një lojtar që ka spikatur me performancën e tij duke shënuar gol në çdo ndeshje që ka luajtur (13 ndeshje- 13 gola), një mesatare kjo shumë e kënaqshme.

Jo më kot, ai është edhe ndër shënuesit më të mirë të kampionatit të deritanishëm. Në vend të parë futbollisti i Tirana U19 Redi Veriu me 14 gola dhe në të dytin ai me një gol më pak. Më pas vijnë dy futbollistët e Vllaznia U19 Akileu Ndreca dhe Eridon Çardaku me nga 11 gola secili.

I datëlindjes 09.03.2000, Çoba ka disa sezone që spikat me paraqitjet, lojën dhe golat që shënon, duke qenë një lojtar me tipare shumë të mira. Jo më kot, herëpashere është vëzhguar edhe nga menaxherë të ndryshëm dhe madje nuk përjashtohet mundësia që pas Esli Sala që pak kohë më parë u transferua në Maltë, të ketë edhe ai një kontratë me ndonjë ekip jashtë vendit.

Tek AAS U19 janë disa futbollistë të cilët evidentohen kohët e fundit dhe përveç Çobës e Salës, padyshim që nuk mund të lihen pa u përmendur edhe Daija, Haveri, Kutureli etj.
© shkodrasport.com