Korabi ka fituar ndeshjen play-off për ngjitjen në Kategorinë Superiore mes skuadrave të Kategorisë së Parë. Skuadra dibrane ka mundur në një ndeshje dramatike me shifrat 2-1 Flamurtarin, falë dy golave të Albers Kekos, të cilët çojnë në ndeshjen finale ndaj skuadrës së 8 të Superiores, ndërsa vlonjatët mbeten në Kategorinë e Parë.

Ndeshja ishte nën ritmin e vlonjatëve për pjesën më të madhe të kohës, pasi skuadra e Longos tentoi në çdo mënyrë të gjente golin. Por ishte i zakonshmi Albers Keko ai i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.

Vlonjatët kërkuan me ngulm golin dhe në fund ia dolën që të barazonin me të riun Kondaj. Por ndërsa ndeshja po shkonte drejt fundit dhe pritej që fituesi të caktohej nga kohët shtesë, ishte përsëri Keko i cili në minutën e fundit shtesë realizoi golin e fitores duke i dhënë Korabit mundësinë e artë për t ‘u kthyer përsëri në Superiore.

Flamurtari ne kete menyre mbetet serish ne kategorine e pare dhe futbollistet shkodrane qe ishin pjese e tij, Denis Pjeshka dhe Behar Ramadani do te duhet te gjejne ndonje skuader tjeter per te provuar Superligen.

FLAMURTARI-KORABI 1-2

81′ Kondaj / 45′, 90’+11′ Keko