Sporti i notit ne Shkoder dhe Shqiperi sidomos ne vitet ’80 arriti nivele shume te larta. Puna e shkelqyer e bere ne stervitje nga trajneret dhe sportistet, beri qe rezultatet te ishin te larta dhe kjo beri qe te evidentoheshin disa emra qe bene edhe historine e ketij sporti.

Nje nga emrat qe spikati ka qene edhe ai i Mois Shestanit. Kur permend kete mbiemer, natyrisht qe kupton shume gjera sepse familja “Shestani” i ka dhuruar Shkodres dhe Shqiperise shume tituj kampione dhe rekorde kombetare.

Dhe Moisi ishte pjestari i fundit dinjitoz i saj. Ai ndoqi rrugen e te atit- Markut, por edhe te Anjezez, Tefes, Zefit e Rrokut dhe ne fakt e pasio siç duhet traditen e tyre te sukseseve.

U ndalem sot tek Moisi sepse ka ditelindjen, mbusht 53 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Shkoder me 4 shkurt 1968 dhe qe ne moshen 9 vjeçare zgjedh te rregjistrohet me ekipet e Vllaznise. Qe ne kete moshe meson stilet e notimit, por ne fakt me shume i pelqen ai bretkose.

Mois Shestani eshte 11 here rresht kampion i Shqiperise, ne vitet 1981-1991, eshte fitues i dy medaljeve te arta ne Spartakiaden e 6-te Kombetare ne vitin 1989.

Ka qene pjese edhe e ekipit te Partizanit gjate karrieres se tij e po ashtu edhe anetar i kombetares shqiptare per shume vite me rradhe duke marre pjese ne disa aktivitete nderkombetare. Ka thyer edhe disa rekorde kombetare si per te rinj, ashtu edhe per te rritur.

Per te gjitha keto suksese, Federata Shqiptare e Notit i ka dhene titullin “Nderi i notit shqiptar”, ndersa Bashkia Shkoder dhe SK Vllaznia e kane nderuar me “Mirenjohje” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Vllaznise teksa u vleresua edhe si “notar i shekullit” i ketij ekipi.
Gjergj KOLA