Kryebashkiakja e Shkodres, njekohesisht edhe presidentja e Vllaznise- Voltana Ademi, permes nje mesazhi te postuar pasditen e sotme ne faqen e saj, i ka bere thirrje instancave shteterore per hapjen e stadiumit “Air Albania” ne 30 % te kapacitetit te tij, per ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise.

Sipas saj, ne te gjitha vendet po ndodh kjo gje dhe prandaj duhet te ndodhe qe tani edhe ne Shqiperi dhe jo te pritet 1 korriku. Ja postimi i kryebashkiakes Ademi:

“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!