Vllaznia s’do të ketë më blerje në janar. Ajo që kishim paralajmëruar në shkrimin e djeshëm, në fakt është deklaruar tre ditë më parë edhe nga kryebashkiaku I Shkodrës Lorenc Luka në takimin që ai ka patur me trajnerin Shpëtim Duro dhe drejtuesit e tjerë të klubit. “Vetë I ke bërë 12 blerjet në merkaton e verës. Tani mos kërko më lojtarë të tjerë”- mësohet t’I ketë thënë kryebashkiaku- president trajnerit të ekipit kuqeblu. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilit, tonet me të cilin z.Luka I është drejtuar Duro ka qenë disi I lartë. Kuptohet që në njëfarë mënyrë mund të ketë patur të drejtë.

Bashkia, institucioni që ai drejton, ka aplikuar një shkurtim fondesh për sportet e tjera në Shkodër për këtë periudhë të fundvitit, e kjo ka shkaktuar njëfarë reaksioni tek trajnerët dhe sportistët e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, tek futbolli duan “luksin”. 12 blerjet e bëra gjatë verës nuk rezultojnë të mjaftueshme sepse sipas trajnerit disa prej lojtarëve të ardhur nuk po tregojnë atë çfarë pritej prej tyre. Megjithatë, vështirë se mund të ketë fonde të tjera dhe në këtë kontekst Vllaznia duhet t’I bëjë planet me lojtarët që ka në dispozicion aktualisht. E vetmja zgjidhje është ajo e ndërprerjes së ndonjë kontrate me mirëkuptim dhe paratë e kontratës së atij futbollisti të kalojnë për blerjen e ndonjë tjetri. Vetëm kjo është zgjidhja dhe kryebashkiaku ua ka bërë të qartë si trajnerit, ashtu edhe drejtorit sportiv, administratorit dhe kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Trajneri: Shpëtim Duro në takimin që ka patur me drejtuesit  e lartë të klubit para ndeshjes së kupës me Shkumbinin, mësohet të ketë bërë një analizë të hollësishme, duke ngritur edhe nevojën e ndonjë blerje tjetër. “Në mesfushë dhe sulm kemi nevojë për përforcime në janar”- mësohet të ketë thënë ai. Disa nga lojtarët e ardhur sipas tij, nuk po japin atë çfarë pritej dhe për rrjedhojë skuadra po vuan disi, sidomos në manovrën sulmues.
Kryebashkiaku. Lorenc Luka për të dytin vit drejton Vllazninë si drejtues I institucionit të pushtetit lokal që ka 100 për qind të aksioneve të klubit aktualisht. Ai dallohet si një tifoz jo shumë I zjarrtë I sportit megjithatë me detyrën e re, është munduar të jetë gjithmonë pranë tij. Sezoni I kaluar I krijoi jo pak shqetësime, nisur edhe për problematikën që pati ndërsa në këtë sezonin e ri, ai vetë mendoi se gjërat do ishin më në rregull. Fakti që nga 8 blerjet që kërkoi fillimisht, ia plotësoi kërkesën madje duke e çuar numrin në 12. Tashmë që edhe ky numër nuk mjafton sepse në janar duhen edhe 2-3 të tjerë, sigurisht që kjo e ka shqetësuar kryebashkiakun- president. Për rrjedhojë në takimin e së martës, ai e ka pyetur trajnerin pse I ka marrë ato lojtarë meqë nuk paskan pasë vlera. Nga sa merret vesh, vetë Duro është munduar të justifikohet se disa prej lojtarëve nuk I ka sjellë ai në skuadër dhe kjo gjë e ka nxehur Lukën. “Meqë nuk I ke sjellë ti, kush I paska sjellë atëherë? Me merkaton ti e Grima jeni marrë. Ju duhet t’I dilni për zot skuadrës deri në fund për të arritur rezultatet që duhen. Shkodra pret shumë prej nesh dhe nuk mund të gabojmë edhe sivjet dhe e gjithë skuadra duhet të jetë më e përgjegjshme për përgjegjësinë që ka mbi vete”- mësohet të jetë shprehur ai.  Kjo do të thotë se tashmë planet për Duron duhen bërë ndryshe. Duhet të presë sërish gola dhe shpëtim nga Hysa e Rexha dhe të mos mendojë për lojtarë të tjerë.
Gjergj KOLA