HomeBASKETBOLLVIDEO/ Kryebashkiaku Spahia pret në zyrën e tij kampionet e basketbollit

VIDEO/ Kryebashkiaku Spahia pret në zyrën e tij kampionet e basketbollit

Një ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë për të tretin vit radhazi, vajzat e Vllaznisë në basketboll për të reja u pritën nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

Duke i përgëzuar për arritjet dhe punën e mirë që po bëhet tek brezi i ri, Spahia vlerësoi faktin që ekipi është një përbërje 100% shkodrane, duke treguar traditën e bukur që ka ky qytet në sportet e lojrave me dorë.

Mbështetja ndaj këtij brezi do të jetë e vazhdueshme tha kryebashkiaku Spahia, i cili u ndal edhe tek investimet e parashikuara për terrenet sportive, si një prej domosdoshmërive për zhvillimin e sportit. Projekti më ambicioz është ai për një pallat të ri sporti.

Ekipi i Vllaznisë U-18 drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa ka treguar një formë shume të mire sportive duke dominuar ndaj kundërshtareve gjatë gjithë kampionatit. Bashkia Shkodër ka akorduar edhe një shpërblim për vajzat kuqeblu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments