Belgjika ka zyrtarizuar listën për ndeshjet e Euro 2020-të. Mes tyre është i përfshirë edhe Adnan Januzaj, i cili në sezonin e fundit është aktivizuar në Spanjë me Real Sociedadin dhe ka bërë goxha performanca të mira.

Kjo ka bërë që trajneri Robero Martinez ta grumbullojë me gjysmëfinalestët e Kupës së Botës, Rusi 2018-të.

Kujtojmë që vite më parë, Januzaj ishte shumë pranë grumbullimit nga kombëtarja shqiptare, por ai zgjodhi të luajë me Belgjikën, për të marrë pjesë në kompeticione të mëdha futbollistike./newsport/