Fituesi i dy kupave me ekipin e tij të lindjes njërën në kategorinë e parë dhe tjetrën në kategorinë e dytë shprehet: Doja të falenderoj shumë tifozët e mrekullueshëm pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë për çdo mbështetje që na keni dhënë dhe vazhdoni të na jepni në çdo moment si në të keq apo të mirë ju keni qënë aty dhe vazhdoni të jeni përsëri krah nesh pa na lënë vetëm asnjëhere.

Besoj se ekipi se jua kemi shpërblyer besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë duke sjell deri tani një kupë me shumë mundime dhe sakrifica nga të gjithë lojtarët për të realizuar dëshirën e çdo tifozi Pukjan ngjitjen në kategorinë e parë aty ku na takon dhe duke shpresuar dhe besuar se sezonin e ardhshëm do ngjitemi në Superligë për të përsëritur dhe një herë tjetër këtë sukses.

Vitin që kaloj rënia nga kategoria ishte si “fatkeqësi” për futbolli Pukjan mund ta quaj pa hezitim një “vdekje” por falë zotit të madh arritëm këtu ku jemi sot! Ne si ekip dhe staf kemi bërë vetëm detyren edhe pse ky mund të quhet një sukses për ekipin tonë dhe do të bëjm maksimumin tonë që ta ngrejm sa më lart emrin e Klub Futboll Tërbuni Pukë 1936, ju falenderoj dhe juve që na përcjellni çdo lajm dhe interesoheni për ne dhe keni mbajtur tifozat e informuar gjatë kurorëzimit si kampiona.

Kemi bërë një punë të madhe të gjithë sëbashku pa përjashtim duke vazhduar nga më i madh deri tek më i vogli të gjithë kemi merita për këtë sukses, jemi një dhe do vazhdojmë gjithmonë të jemi një! Nesër kemi një finale të madhe për ekipin tonë dhe për futbollin pukjan pas shumë vuajtjeve vetem me besim tek zoti i madhi se do të na shpërbleje më këtë trofe.

Unë jam besim plotë tek arritja e këtij suksesi dhe jam i bindur që mbështetjen nga ana e tifozëve tanë Pukjanë nuk do të mungoj prandaj ju lutem dhe ju bëj thirrje të jeni sa më të shumtë në numer nuk do t’iu zhgënjejmë por do ta kthejmë në festë! Forca TËRBUNI PUKË sot e përgjithmonë!