itorja e Vllaznisë në futboll për femra mbrëmjen e kaluar në Petrovac ndaj kampiones së Sllovakisë, Spartak Myjava dhe kualifikimi në fazën play-off të Champions League, është pritur me shumë entuziasëm nga komuniteti shkodran, por edhe me gjërë.
Shumë i gëzuar dhe i kënaqur me suksesin e vajzave shkodrane, ka qenë edhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Bardh Spahia, teksa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, u shpreh se është shumë krenar për këtë arritje, ndërsa theksoi se shpreson dhe uron shumë që ky rrugëtim të vijojë sërish për të shënuar një tjetër histori suksesi.
“Urime vajzave kuqeblu! Të gjithë jemi krenar për arritjet që ekipi i Vllaznisë në futboll për femra po njeh vit pas viti.
Vajzat shkodrane ja dolën të kualifikohen në fazën play-off të Ligës së Kampioneve. Fitorja me vajzat sllovake të Mijava ishte një lajm i bukur për të gjithë ne.
Urojmë që ky rrugëtim të vijojë dhe pse jo të shënojmë një tjetër histori suksesi në këtë kompeticion. Përgëzime vajzave, stafit drejtues dhe presidencës!”,-shkruan në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia.
Maringlen ZHIVANI