Shkodra shumë shpejt do të ketë një kompleks modern sportiv. Kryeministri Edi Rama ka firmosur lejen për ndërtimin e fushave sportive të tenisit dhe basketbollit, që do sjellin tjetër zhvillim për një nga zonat ku dalin shumë talente sportive.

Nëse shohim lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit, bie në sy se zhvillues I këtij projekti është edhe Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë në futboll dhe basketboll.

Ai nëpërmjet kompanisë së tij “Albaphoto”. Tanimë leja nga KKT është marrë, me procedurat që do të vijojnë në Bashkinë e Shkodrës.

Nga fotot që janë bërë publike duket se theksi do të vendoset te Tenisi dhe Basketbolli, duke kërkuar që shkodranët dhe zonat përeth të nxjerrin talente në këto dy lloje të sportit.

Pas investimeve në futboll dhe basketboll, sponsori Alban Xhaferi duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen e sportit shkodran./newspory/