HomeKRYESOREKryendeshja e javës në Gjermani, Gladbah shtrin në tapet Bajern Mynih dhe...

Kryendeshja e javës në Gjermani, Gladbah shtrin në tapet Bajern Mynih dhe vazhdon kryesimin

Bajern Mynih është mposhtur për të dytën javë në Bundesligë teksa është mposhtur nga Borusia Mynçengladbah në transfertë me rezultatin 2-1. Bavarezët morën një goditje të rëndë duke qenë se edhe në javën e kaluar pësuan një disfatë nga Bajer Leverkusen.

Sa i përket kësaj ndeshje, pjesa e parë nuk kishte shumë për të theksuar, veç një dëmtimi të Toliso i cili la fushën e lojës në minutën e 20 dhe u zëvendësua nga Perisiç.

Emocionet ishin ruajtur për në fraksionin e dytë të lojës, aty ku ishin bavarezët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Perisiç. Ndërsa, në minutën e 60 Borusia Mynçegladbah gjeti golin e barazimit me Bensebaini.

Ndërkohë, drama erdhi në minutat e fundit. Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, një ndërhyrje e Havi Martinez ndryshoi ekuilibrat.

Spanjolli shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Bensebaini sërish shënoi dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë. Në këtë formë, Gladbah ruan kryesimin ndërsa Bajerni mbetet shtatë pikë larg vendit të parë në vendin e gjashtë.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Dortmundi mori një fitore të madhe me shifrat 5-0 ndaj dyseldorfit, ndërsa sukses pati edhe Frajburgu i mesfushorit shqiptar, Amir Abrashi por që nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Rezultatet:

Augsburg- Mainz 2-1

B. Gladbah- Bajern Mynih 2-1

Dortmund- Dyseldorf 5-0

Frajburg- Volfsburg 1-0

Lajpcig- Hofenhajm 3-1

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments