Pas Paul Pogba i cili tashmë dihet se do të mungojë disa muaj, për shkak të dëmtimit në gju, një tjetër lojtarë do të mungojë në fillimin e sezonit.

Juventusi ka publikuar një deklaratë për shtypin në faqen zyrtare për të informuar tifozët mbi gjendjen fizike të Weston McKennie-t dhe Marley Aké. Për mesfushorin amerikan sqarohet:

“Weston McKennie këtë mëngjes iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike në JMedical, që zbuluan një dëmtimin e shpatullës së majtë. Lojtari do të fillojë procesin e rehabilitimit dhe tri javë do të punojë veçmas futbollistëve të tjerë.”

Për talentin francez të lindur në vitin 2001, buletini mjekësor vijon: “Marley Aké gjithashtu iu nënshtrua testeve radiologjike këtë mëngjes në JMedical, të cilat treguan frakturë komplekse të fibulës së djathtë dhe do të duhen rreth dy muaj para se ai të shërohet plotësisht”.