Me fitoren e fundit te arritur ndaj Laçit diten e shtune me rezultatin 1-0, fale atij goli te shkelqyer te Dejvi Bregut, Teuta eshte ngjitur ne vendin e pare te renditjes.

Por kjo ecuri e saj, ka disa te dhena shume interesante ne vetvete. Teuta gjysmën e ndeshjeve të luajtura deri tani në kampionat (26) i ka mbyllur në barazim.

Gjithsesi, barazimet rekord nuk janë bërë pengesë që durrsakët të jenë në krye, fakt i cili tregon se sa shumë kanë gabuar skuadrat në këtë sezon. Më shumë se rivalitet, kjo mund të përkthehet si nivel i ulët nga klubet e Superiores.

Megjithate kane mbetur edhe 10 ndeshje deri ne fund te kampionatit dhe durrsakeve te Edi Martinit tashme nuk do t’i hyjne me ne pune barazimet nese duan te mbajne vendin e pare ne renditje.