HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKu është Xhevahir Sukaj?

Ku është Xhevahir Sukaj?

Kohë merkatoje gjatë kësaj periudheje si në Shqipëri ashtu edhe në gjithë Botën. Por ajo që të bën përshtypje gjatë këtyre ditëve është mungesa e një emri në zhurmën e zakonshme të lëvizjes së futbollistëve.

Mbase për herë të parë pas 13 vitesh emri i tij nuk figuron askund. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj. Gjithnjë ka qenë i preferuari i shumë skuadrave dhe në shumë vite ka patur oferta nga më të ndryshmet.

Ka provuar të luajë në Shqipëri por edhe në Azinë e largët ndërsa që pas përfundimit të sezonit të kaluar, nuk ka asnjë lajm rreth tij. Kontrata me Vllazninë i ka përfunduar por ndërkohë ndonëse të gjitha skuadrat e Superligës kanë nevojë për sulmues, emri i shkodranit nuk figuron askund.

Burime pranë tij bëjnë të ditur se lojtari është duke parë mundësinë të luajë sërish në Iran dhe gjasat janë të bashkohet përsëri me Sepahanin, ish- skuadrën e tij të mëparshme. Mund të jetë edhe kështu.

Të mos harrojmë se Sukaj ka ende për t’i dhënë futbollit. Në tetor mbush 31 vjeç dhe të paktën edhe për 2-3 sezone do ta thotë fjalën e tij me golat që do të shënojë aty ku do të luajë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments