Nga Eqrem Mustafa (Shkodër)
Futbolldashsit në Shkodër thonë
Ku po shkon Vllaznia jonë?
Ç’po ndodh këto sezone me ty,
Kur do t’shohim prapë në kry?
Siç e pate ndër vite zakon
Me fitu kupa e tituj kampion
Statistikat kokëforte qëndrojnë
Mbas kryeqytetit, të rreshtojnë
Kur do të shohim futboll spektakolar
Që e admironte çdo shqiptar
Vitet kur ti në Europë shkove
Ku shpesh turet I kalove
Le ta marrin vesh shumë të ri
Që dikur këtë Vllazni
Nga Shkodra me mijëra veta
E ndiqnin nëpër rrethe me biçikleta
Ishte skuadra e Bizit, Çapalikut e Rragamit
Paulin Ndojës, Çangës e Paçramit
E të ndjerëve Zhega, Dedja me shokë
Që në kohën e tyre bënë epokë
Brezi im dhe ato më të vjetër
Nuk habiten për këto rreshta në letër
Kur ajo humbiste në shtëpi të vet
Kambë futbollistit nuk shihej në qytet.
Jo vetëm atë ditë por dy a tri
Sepse ishin shumë sederli
Kryefjalë e javës në vazhdim
Pse u humb ai takim?
Sot punët kanë ndryshu shumë
Humbjet rrjedhin si uji në lumë
Fajtorëve su ban syri terr
Në tri ndeshje, skuadra një pikë merr
Qoftë larg por duhet ta pranojmë
Pikët që lame do t’I kërkojmë
Nuk asht çudi që kjo emblemë e vjetër
Të ndjehet keq fazën tjetër
Për ta mbyllur ku e filluam
Vllazni ndryshe të duam
Mos me u mbyt me të huj,
Si vetë qyteti u pat mbyt në uj’
Fajtorët nuk I gjykoj unë
Qofshin pak apo shumë
Për sportdashësin ka rëndësi
Me t’pa mirë ty Vllazni
Mesazhi I mbarë dashamirësve të tu
Që kohët e fundit pak janë largu
Thotë, shpejt Vllazni kthesën me fillu
Me trofe qytetin tonë me e gëzu.